“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim, dëm për qytetin dhe qytetarët

“Ka transformuar Tiranën”, urbanisti i njohur Gil Penalosa në mbështetje të Veliajt: Mbajtja e tij në paraburgim, dëm për qytetin dhe qytetarët

Pas eurodeputetit lituanez Petras Auštrevičius, anëtar i komiteteve AFET dhe DROI, si dhe raportues i Parlamentit Evropian për zgjerimin, i cili ka folur publikisht dhe e ka cilësuar rastin e Erion Veliaj, si dëshmi se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë përparime në sistemin gjyqësor, një tjetër figurë e rëndësishme, kësaj here nga radhët e urbanistëve botërorë, ka folur në mbështetje të çështjes së kryebashkiakut të Tiranës. Më herët, eurodeputeti Auštrevičius ka thënë në një prononcim për Brussels Morning: “Rasti i Erion Veliajt dëshmon se Shqipërisë i mbetet ende të bëjë përparime të mëdha drejt një sistemi gjyqësor që funksionon në mënyrë efektive, me paanshmëri dhe me një mbrojtje ligjore që punon mirë. Ndonëse Veliajt i është dhënë së fundmi akses te dosja e...