Bumi i shtëpive me qira përballet me testin e parë, oferta po rritet më shpejt se kërkesa

Bumi i shtëpive me qira përballet me testin e parë, oferta po rritet më shpejt se kërkesa

Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritme të larta, por të dhënat më të fundit të AirDNA (kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) tregojnë se oferta po rritet më shpejt se kërkesa, një zhvillim që po reflektohet në ngadalësimin e rritjes së çmimeve dhe në zbutjen e normave të zënies. Gjatë 12 muajve të fundit deri në mars 2026, Shqipëria regjistroi mesatarisht afro 27 mijë njësi aktive në platformat Airbnb dhe Vrbo (Vacation Rentals by Oëner =Qira Pushimesh nga Pronari), duke shënuar rritjen më të lartë vjetore të ofertës ndër vendet e Ballkanit, me 19%. Tregu ka kaluar një transformim të shpejtë krahasuar me vitin 2019, kur numri i listimeve ishte nën 6...