Shqipëria mes destinacioneve më të lira për pushime, “The Week” e rendit në krye të listës
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë si një destinacion ku bukuritë natyrore mund të shijohen edhe me një buxhet më të përballueshëm. Media amerikane “The Week” e ka përfshirë Shqipërinë në mesin e shtatë destinacioneve turistike që ofrojnë më shumë për udhëtarët në raport me kostot e akomodimit, ushqimit dhe aktiviteteve. Bregdeti shqiptar mbetet një nga atraksionet kryesore të vendit. Saranda, Vlora dhe Himara veçohen për peizazhet bregdetare dhe mundësitë që u ofrojnë vizitorëve për të shijuar plazhet dhe natyrën. Por Shqipëria nuk kufizohet vetëm te turizmi bregdetar. Për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, Alpet Shqiptare ofrojnë shtigje dhe itinerare që të çojnë drejt disa prej peizazheve më karakteristike të vendit, mes tyre edhe zona e Syrit të Kaltër....
Burimi:
kultplus.com