850 vite histori, një festival që mban gjallë shpirtin e Uellsit
Ka tradita që nuk i përkasin vetëm së kaluarës. Ato udhëtojnë nëpër shekuj, ndryshojnë formë, por vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën, artin dhe kujtesën e një populli. Në Uells, një prej këtyre traditave është Eisteddfod-i Kombëtar, i cili këtë vit shënon 850 vite histori. Festivali rikthehet pranë vendit ku besohet se u zhvillua edicioni i parë i dokumentuar, në vitin 1176. Atëherë, princi uellsian Lord Rhys ap Gruffydd mblodhi poetë dhe muzikantë në një ngjarje që do të shënonte fillimin e një tradite të gjatë kulturore. Tetë shekuj e gjysmë më vonë, ideja themelore e festivalit mbetet pothuajse e njëjtë: muzika, poezia, gjuha dhe kultura uellsiane vazhdojnë të jenë në qendër të një feste që bashkon mijëra njerëz. Eisteddfod-i modern është kthyer në një prej...
Burimi:
kultplus.com