Driloni tërheq mbi 24 mijë vizitorë, natyra mbetet atraksioni kryesor

Driloni tërheq mbi 24 mijë vizitorë, natyra mbetet atraksioni kryesor

Mes gjelbërimit të dendur, ujërave të kristaltë dhe qetësisë së peizazhit të Pogradecit, Driloni vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror. Parku natyror, i njohur nga vendasit edhe si Voloreka, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa investimet në infrastrukturë po i japin hapësirës një pamje më të përshtatshme për turizmin. Vetëm 6 kilometra larg Pogradecit, Driloni ofron një kombinim të natyrës, ujit dhe hapësirave të gjelbra, duke u kthyer në një pikë të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Shëtitjet përgjatë kanaleve, lundrimi me varkë dhe peizazhi i pasur me shpendë janë pjesë e përvojës që ofron parku. Nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti, Drilonin e kanë vizituar 24 131 persona, shifër që...