PIKËPYETJE MBI LARGIMIN E MYFTIUT TË VLORËS/ HOXHLLAKU U TRANSFERUA PAS DEBATIT PËR HISTORINË E HEBRENJVE
Largimi i Ardit Hoxhllakut nga drejtimi i Myftinisë së Vlorës dhe transferimi i tij në Peqin ka hapur debat dhe pikëpyetje mbi arsyet që çuan Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në këtë vendim. Vendimi raportohet se është marrë në fillim të muajit korrik, në një periudhë kur Hoxhllaku kishte qenë protagonist i disa qëndrimeve publike, mes tyre edhe kundërshtimi i pretendimit se hebrenjtë përbënin rreth 90% të popullsisë së Vlorës në periudhën pas vitit 1492. Hoxhllaku iu përgjigj publikisht këtij pretendimi duke iu referuar regjistrave osmanë të tahririt dhe studimeve historike mbi popullsinë e Vlorës. Sipas të dhënave që ai publikoi, në vitin 1506 në qytet rezultonin 665 familje të krishtera dhe 97 familje hebreje. Këto shifra gjejnë mbështetje edhe në literaturën akademike. Një studim i...
Burimi:
ntv.al