Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Një pjesë rreth 4-tonëshe e një rakete SpaceX Falcon 9, e cila kishte mbetur në hapësirë pas një misioni hënor në janar 2025, besohet se është përplasur me Hënën me shpejtësi të lartë, në një incident të paqëllimshëm që nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën. Objekti, me përmasa sa një ndërtesë, ishte pjesë e raketës që transportoi një modul hënor të kompanisë amerikane Firefly Aerospace drejt Hënës. Pas përfundimit të misionit, faza e dytë e raketës mbeti në orbitë, pasi nuk mund të rikthehej në atmosferën e Tokës. Sipas parashikimeve të NASA-s, raketa goditi sipërfaqen hënore me një shpejtësi prej rreth 8,690 kilometrash në orë, duke krijuar një krater rreth 18 metra të gjerë dhe 4 metra të thellë. Përplasja pritej të ngrinte një re...