Kreditë e këqija në rënie, eksperti: Kanë ndikuar rritja ekonomike dhe masat e reja nga BSH

Kreditë e këqija në rënie, eksperti: Kanë ndikuar rritja ekonomike dhe masat e reja nga BSH

Nga të dhënat zyrtare duket se qytetarët po tregohen gjithnjë e më korrekt me pagesat e kredive. Në 18 vitet e fundit, kreditë e këqija kanë kapur shifrën më të ulët duke shkuar në nivelin 3.77 % në fund të muaj maj të vitit 2026. “Aktualisht niveli i kredive të këqija është 3.8%, nuk ka ndryshuar shumë nga fillimi i vitit, pra nga fundi i vitit 2025. Ndërkohë, në një horizont më afatgjatë krahasimi, aktualisht kreditë me probleme janë në nivelin më të ulët afërsisht që prej vitit 2008”, tha eksperti bankar Ersuin Shehu. Sipas ekspertit Ersuin Shehu, disa nga faktorët që kanë ndikuar në uljen e kredive me probleme janë rritja ekonomike dhe masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë. “Pas krizës që origjinoi...