Si e ktheu Infantino FIFA-n në një perandori të futbollit, politikës dhe miliardave
Kur kapiteni i Spanjës, Rodri, ngriti Kupën e Botës në stadiumin “MetLife”, në sfond nuk ndodheshin vetëm kampionët e rinj të botës. Pranë tyre ishin presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti amerikan Donald Trump dhe Yasser Al-Rumayyan, guvernatori i fondit sovran saudit PIF dhe kreu i gjigantit të naftës Aramco, një nga sponsorët kryesorë të Botërorit të ardhshëm. Ajo fotografi simbolizonte shumë më tepër sesa një triumf sportiv: ishte një pasqyrë e ndërthurjes së futbollit me politikën, pushtetin dhe miliardat. Sistemi i ndërtuar nga Infantino Në dhjetë vitet në krye të FIFA-s, Gianni Infantino ka ndërtuar një model që ka bashkuar krerë shtetesh, fonde sovrane, kompani energjetike, televizione dhe organizime sportive në një ekosistem të vetëm ekonomik. Nga Vladimir Putin te Donald Trump e deri...
Burimi:
javanews.al