Nga Karaburuni te Syri i Kaltër e Butrinti, mbi 494 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë
Vlora vijon të mbetet një nga qarqet me pasuri të veçantë natyrore në Shqipëri, ku ndërthuren ekosistemet detare e tokësore, biodiversiteti i pasur dhe peizazhet karakteristike të jugut të vendit. Në territorin e qarkut të Vlorës shtrihen disa prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit, të cilat përfaqësojnë jo vetëm një pasuri të rëndësishme ekologjike, por edhe destinacione turistike gjithnjë e më të frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj. Në qarkun e Vlorës ndodhen zonat e mbrojtura; Parku Kombëtar Detar “Karaburun Sazan”, Parku Kombëtar i Butrintit, Parku Kombëtar “Llogora”, Parku Kombëtar “Butrint”, Peizazhi i Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, Parku Natyror Porto Palermo, Syri i Kaltër dhe Parku Natyror Karaburun. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, Anduel Tahiraj tha sot për ATSH-në se...
Burimi:
kultplus.com