Ujëvara e Rasalit në Velçë, peizazhe magjike
Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës është kthyer në një tjetër destinacion të preferuar nga vizitorët vendas e të huaj Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje magjike nga Ujëvara e Rasalit në Velçë, Selenicë. Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po kthehet në një destinacion të kërkuar për shumë turistë vendas e të huaj. Fshati Velçë njihet për shpellat e kohës së Neolitit, të cilat po e kthejnë këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike. Velça njihet edhe për pasurinë e saj arkeologjike, veçanërisht shpellat që dëshmojnë gjurmë të lashta të banimit. Kombinimi i peizazhit natyror, ujëvarës dhe trashëgimisë arkeologjike po e pozicionon Velçën si një destinacion me potencial të rëndësishëm...
Burimi:
kultplus.com