Nga “Odisea” te interierët modernë: Frymëzimi i Greqisë së lashtë që nuk del nga moda

Nga “Odisea” te interierët modernë: Frymëzimi i Greqisë së lashtë që nuk del nga moda

Fryma e Greqisë së lashtë po rikthehet në vëmendje, e nxitur edhe nga interesi i madh për filmin e Christopher Nolan, The Odyssey. Por përtej historisë së Homerit dhe botës së mitologjisë, trashëgimia e qytetërimit të lashtë grek vazhdon të ndikojë edhe në mënyrën se si konceptohen dhe dekorohen hapësirat moderne. Estetika greke karakterizohet nga një kombinim i thjeshtësisë, elegancës dhe materialeve natyrore. Guri, mermeri, druri dhe tekstilet natyrale janë ndër elementet që mund të sjellin në një ambient një ndjesi të ngrohtë dhe autentike. Mermeri, në veçanti, mbetet një zgjedhje që ndërthur luksin me minimalizmin dhe përshtatet lehtësisht me dizajnin bashkëkohor. Edhe ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm. E bardha, bezha, nuancat e gurit, bluja dhe tonet e tokës krijojnë hapësira të ndriçuara dhe...