Mijëra besimtarë në Malin e Tomorit për pelegrinazhin e Abaz Aliut
Mali i Tomorit ka mbledhur edhe këtë vit mijëra besimtarë nga Shqipëria, trojet shqiptare dhe vende të ndryshme të botës, në pelegrinazhin tradicional kushtuar Abaz Aliut. 22 gushti shënon ditën kryesore të festimeve, ndërsa aktivitetet dhe pelegrinazhi do të vijojnë deri më 25 gusht. Besimtarët janë ngjitur drejt Teqesë së Kulmakut për të kryer ritet tradicionale, për t’u lutur dhe për të ndezur qirinj në vendin e shenjtë. Në ceremoninë e zhvilluar në Malin e Tomorit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Mondi, e ka vënë theksin te mesazhi i bashkimit që përcjell ky pelegrinazh. “Një nga bukuritë më të mëdha të këtij pelegrinazhi është se këtu takohen njerëz të ndryshëm, nga qytete e krahina të ndryshme, nga troje shqiptare dhe vende të ndryshme të...
Burimi:
kultplus.com