Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat! LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron…

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat! LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron…

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sërish nesër në orën 11:00. Posti i presidentit është shkaktari i mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe takimi i së mërkurës mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, i mbajtur në orët e fundit të afatit për konstituimin e Kuvendit, përfundoi pa rezultat. Kryetari i Vetëvendosjes tha se rezultati zgjedhor nuk e lejon që postin e presidentit të ia ofrojë LDK-së, ku këta të fundit këtë post e kërkojnë për Vjosa Osmanin, e nga ana tjetër Vetëvendosja ofron vetëm ministri. Albin Kurti tha se janë për një president konsensual, por sipas tij, nëse duhet partiak, duhet të jetë prej Lëvizjes Vetëvendosje. Lumir Abdixhiku pas takimit tha se Lidhja Demokratike e do postin...