S’ka tym të bardhë! Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje për presidentin, ka dallime të mëdha mes…

S’ka tym të bardhë! Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje për presidentin, ka dallime të mëdha mes…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ishte i hapur dhe i sinqertë, por nuk ka sjellë një marrëveshje politike mes dy palëve. Kurti tha se arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit është kusht i domosdoshëm për shmangien e një krize të re politike dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, një skenar ku fillimisht konstituohen institucionet, por më pas rikthehet ngërçi për zgjedhjen e presidentit, do të çonte në të njëjtin rezultat si më parë. “Jam i bindur se për qëndrueshmëri përpara, që nënkupton edhe shmangien e zgjedhjeve të reja e të panevojshme, nuk është e mundur ndryshe përveçse me marrëveshje për zgjedhjen e presidentit. Nëse zgjedhim kryetarin dhe...