Mori 270 mijë euro pas dorëzimit të kokainës dhe heroinës, arrestohet shqiptari në Itali, si ra në ‘duart’ e policisë
Policia e Milanos ka arrestuar një 27-vjeçar maroken dhe një 50-vjeçar shqiptar, të akuzuar për trafik droge, ku gjatë operacionit u sekuestruan mbi 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë dhe heroinë. Arrestimet u kryen pas operacioneve të shumta mbikëqyrëse nga Skuadra Flying, të cilat u përqendruan konkretisht në një garazh në Vizzolo Predabissi, në provincën e Milanos, i dyshuar si vendndodhja e lëndëve narkotike të mbajtura nga një 27-vjeçari. Ditët e fundit, oficerët ndoqën fuoristradën, e cila, pasi kaloi nëpër disa qytete në brendësi të Milanos dhe bëri disa ndalesa, u drejtua drejt Stezzano-s, në provincën e Bergamos, ku, pranë një zone pushimi, u ndal pranë një kamioni me targa shqiptare. Pasi doli nga automjeti i tij, 27-vjeçari mori dy çanta nga makina e tij,...
Burimi:
top-channel.tv