Dy ushqime të zakonshme që mund të dëmtojnë zemrën pa e kuptuar
Dy ushqime shumë të zakonshme në tryezat e përditshme mund të përbëjnë një rrezik të fshehur për shëndetin e zemrës, paralajmërojnë ekspertët e ushqyerjes. Konsumimi i shpeshtë i produkteve të përpunuara dhe të skuqura lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe probleme me qarkullimin e gjakut. Një prej ushqimeve më të përmendura janë patatet e skuqura. Ato konsumohen gjerësisht si snack apo shoqëruese vaktesh, por përmbajnë nivele të larta yndyrnash të ngopura dhe kripë. Sipas specialistëve, këto përbërës ndikojnë në rritjen e kolesterolit LDL, i njohur si “kolesteroli i keq”, duke favorizuar bllokimin e arterieve dhe rritjen e tensionit të gjakut. Konsumimi i rregullt i tyre mund të krijojë ngarkesë të konsiderueshme për sistemin kardiovaskular. Ushqimi i dytë që përmendet shpesh është djathi...
Burimi:
syri.net