Balenat sjellin gëzim në Nju Jork, por përballen me kërcënime nga trafiku detar
Pasaqerët e entuziazmuar të kroçerave pranë brigjeve jugore të Nju Jorkut shpejtojnë drejt harkut të anijes për të parë një balenë me gunga që shfaqet në sipërfaqe, një pamje mahnitëse kundrejt horizontit ikonik të Manhatanit. Këto skena, dikur të rralla, tani janë të zakonshme në ujërat e qytetit, duke sjellë gëzim por edhe duke kërkuar politika të reja mbrojtëse për balenat në një nga rajonet portuale më të ngarkuara të SHBA-së. Rikthimi i balenave me gunga, dikur të gjuajtura deri në prag të zhdukjes, konsiderohet ndër sukseset më të mëdha të ruajtjes së natyrës. Një grup në rritje balenash, kryesisht të reja, po lulëzojnë në brigjet e Nju Jorkut, ku ushqimi është i bollshëm. Carl LoBue i “The Nature Conservancy” thekson se “safari detar është...
Burimi:
kohajone.com