Rrëzohet helikopteri privat, humbin jetën tre persona
Bota E Hënë, 17 Gusht 2026 19:33 Një aksident tragjik ka tronditur ishullin grek të Sifnos, ku një helikopter privat u rrëzua pak pas orës 18:00 të së hënës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Ngjarja ndodhi pranë heliportit të ishullit, në zonën e Tholos, në momentin kur helikopteri po afrohej për të kryer uljen. Sipas raportimeve të mediave greke, në bord ndodheshin piloti dhe dy pasagjerë, të cilët humbën jetën si pasojë e përplasjes. Helikopteri, i punësuar për kompaninë Belavia, ishte nisur nga Markopoulo dhe po përfundonte manovrën e afrimit kur u rrëzua pranë zonës së heliportit. Pas përplasjes, në vendngjarje shpërtheu zjarr. Ekipet e zjarrfikëses dhe të emergjencës u mobilizuan menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për ndërhyrjen në zonën e aksidentit. Fakti...
Burimi:
kohajone.com