Tetë muaj hetime me metoda proaktive për goditjen e shpërndarëve të drogës, zbardhen detajet e operacionit ‘blic’ në Elbasan
Ka përfunduar operacioni i antidrogës në Elbasan, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme. Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se ky operacion ka ardhur në vijueshmëri të operacioneve të mëparshme e Rrjeti dhe Tempulli, ndërsa hetimet kanë nisur ne shtator 2025. Gjatë operacionit janë përdorur metodat proaktive nga ana e policisë me agjente te infiltruar, si dhe janë dokumentuar me pamje filmike. Në total janë lëshuar 26 urdhër arreste, 10 arrestuar dje dhe 8 më herët sot, 7 në kërkim dhe 1 është i mitur që do të procedohet në gjendje të lirë. Ky operacion është i fokusuar tek shpërndarësit e lëndëve narkotike në qytet. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv