Disa muaj hetime për goditjen e shpërndarësve të drogës, zbardhen detajet e operacionit në Elbasan
Ka përfunduar operacioni i antidrogës në Elbasan, i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se ky operacion ka ardhur në vijueshmëri të operacioneve të mëparshme 'Rrjeti' dhe 'Tempulli', ndërsa hetimet kanë nisur në shtator 2025. Gjatë operacionit janë përdorur metodat proaktive nga ana e policisë me agjente te infiltruar, si dhe janë dokumentuar me pamje filmike. Në total janë lëshuar 26 urdhër arreste, 10 arrestuar dje dhe 8 më herët sot, 7 në kërkim dhe 1 është i mitur që do të procedohet në gjendje të lirë. Ky operacion është i fokusuar tek shpërndarësit e lëndëve narkotike në qytet.
Burimi:
syri.net