Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit lojëra të fatit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit lojëra të fatit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të përshtatjes së lokalit për zhvillimin e lojërave të fatit, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”. Si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Kajo Karafili” në lokalin në administrim të 38-vjeçarit, u gjetën 4 makineta që përdoreshin për lojëra fati, tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel

TË FUNDIT

MË SHUMË