Vokshi: Rezoluta e IDU-së denoncon Ramën për mbrojtje të korrupsionit dhe kapje të institucioneve në Shqipëri

Vokshi: Rezoluta e IDU-së denoncon Ramën për mbrojtje të korrupsionit dhe kapje të institucioneve në Shqipëri

E ftuar në edicionin e lajmeve në Syri TV, me gazetarin Arnold Kariçi, Kryetarja e Lëvizjes së Gruas, Albana Vokshi u shpreh se rezoluta e fundit e miratuar nga Unioni Demokrat Ndërkombëtar (IDU), një aleancë me mbi 80 parti të qendrës së djathtë nga e gjithë bota, përbën një dokument të fortë politik që evidenton, përkeqësimin e gjendjes së demokracisë në Shqipëri dhe kapjen e institucioneve nga qeveria.Vokshi theksoi se rezoluta e tetë brenda më pak se një viti e gjysmë nuk është rastësi, por një sinjal i qartë i shqetësimit në rritje të partnerëve ndërkombëtarë, duke përmendur në veçanti Partinë Republikane në SHBA, CDU-në gjermane dhe Konservatorët britanikë, të cilët mbështesin vlerësimet kritike të dokumentit ndaj qeverisë Rama. Duhet të kemi parasysh që IDU-ja...