Dy javë hetime, goditet një tjetër rast prostitucioni në Durrës fshehur në apartament me qira, disa të arrestuar

Dy javë hetime, goditet një tjetër rast prostitucioni në Durrës fshehur në apartament me qira, disa të arrestuar

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, finalizoi fazën e 19-të të operacionit policor të koduar “Storm”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil. Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” edhe 3 shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 pasaportë e shtetases së huaj, shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni dhe 2 aparate celularë. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasja braziliane, në lagjen nr. 4, Durrës, kishte marrë një ambient me qira, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit dhe...