“Mega-afera e kazinosë së prestanomes së Olsi Ramës”, Këlliçi zbardh skemën: Dosja do t’i dërgohet SPAK-ut!
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, publikoi këtë të hënë një dosje me pretendime për mënyrën e dhënies dhe transferimit të kontrollit të licencës së kazinosë në kullën “Air Albania”. Sipas tij, kompania GLG Investment, e cila mori kontrollin e Space+, shoqërisë që zotëron licencën e kazinosë, është e lidhur me një kompani offshore dhe transaksioni ngre dyshime që, sipas tij, duhet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme. Këlliçi tha se kazinoja te “Air Albania” është një mega-aferë pas të cilës qëndron Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Belind Këlliçi: Sot do përmbledh shkurtimisht këtë aferë që lidhet me licencën e dhënë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë në kullën ‘Air Albania’. Sigurisht ne sot përveç pjesës teknike dhe paraqitjes së veprave të ndryshme penale,...
Burimi:
sot.com.al