‘Partia-shtet pa vijë ndarëse me krimin’/ Mziu: Shqipëria në fund të çdo raporti, qeveria flet për sukses

‘Partia-shtet pa vijë ndarëse me krimin’/ Mziu: Shqipëria në fund të çdo raporti, qeveria flet për sukses

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Bled Marku, komentoi raportin e fundit të OSAC, strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke deklaruar se gjetjet e tij konfirmojnë një realitet të rënduar për Shqipërinë sa i përket krimit, korrupsionit, zgjedhjeve dhe klimës së biznesit. Sipas Mziut, raportet ndërkombëtare tregojnë një panoramë krejt të ndryshme nga ajo që propagandon qeveria. Mziu u ndal edhe te situata ekonomike dhe rënia historike e euros, duke ngritur shqetësime për ndikimin e parave informale në ekonomi. Ai akuzoi qeverinë se ka krijuar një sistem ku, sipas tij, krimi, korrupsioni dhe institucionet shtetërore janë ndërthurur, duke sjellë pasiguri për qytetarët dhe biznesin. Intervista në studio: Marku: Shqipërinë qoftë kjo për krimin, korrupsionin, klimën e...