“Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe…”/ Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit

“Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe…”/ Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e zhvilluar një ditë më parë, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim dhune ndaj protestuesve dhe qytetarëve. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha dënoi atë që e cilësoi si “dhunë çnjerëzore” ndaj qytetarëve, duke pretenduar se mes personave të prekur nga ndërhyrja e policisë kanë qenë edhe gra me fëmijë të vegjël. “Dënoj dhunën çnjerëzore të përdorur ndaj protestuesve dje. Janë agresuar gra me fëmijë të vegjël me karroca, janë agresuar qytetarë pa asnjë lidhje me protestën dhe janë kërcënuar qytetarë vetëm sepse po protestonin”, deklaroi Berisha. Berisha u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, si dhe qytetarëve, që të vijojnë mbështetjen për protestat. Duke komentuar situatën politike, lideri i opozitës...