“Kë po përpiqen të mashtrojnë?”, Bardhi akuzon qeverinë: Po vë në rrezik zbatimin e marrëveshjes me SHBA dhe…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se po rrezikon zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se janë shkelur procedurat kushtetuese për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të saj. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se marrëveshja është shkelur fillimisht gjatë seancës plenare, ku sipas tij nuk është respektuar afati njëjavor i parashikuar për shqyrtimin e saj, ndërsa tani po shkelet edhe detyrimi kushtetues për botimin në Fletoren Zyrtare. Sipas Bardhit, pretendimi se marrëveshja është sekret nuk qëndron, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj duhet të botohet e plotë në Fletoren Zyrtare për t’u bërë pjesë e sistemit juridik të vendit. Ai iu referua nenit 122...
Burimi:
sot.com.al