Agron Shehaj dy muaj jashtë Kuvendit, rrëmbeu dokumentin konfidencial, PS kërkon kallëzimin në SPAK për katër akuza

Agron Shehaj dy muaj jashtë Kuvendit, rrëmbeu dokumentin konfidencial, PS kërkon kallëzimin në SPAK për katër akuza

Sekretariati i Etikës vendosi një dënim të rreptë për deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili nuk do të mund të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit për 60 ditë. Vendimi për përjashtimin e Shehajt do të hyjë në fuqi në momentin që sesioni i ri do të nisë në shtator. Një ditë më parë, Shehaj rrëmbeu dokumentin e cilësuar si kofidencial për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara për fuqizimin e forcave të armatosura. Por teksa drejtuesi i Partisë Mundësia rrëmbeu dokumentin, punonjësja që e ndiqte nga pas u rrëzua nga shkallët. Vendimi i sekretariatit nuk mjafton për mazhorancën. Socialistët gjithashtu kanë bërë gati një shkresë urgjente, ku i është kërkuar Parlamentit të kallëzojë Agron Shehajn në SPAK...