Dosja “Partizani”/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Dosja “Partizani”/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e masës së sekuestros mbi 25 pasuri të vendosura nën kontroll nga drejtësia. Vendimi i shkallës së dytë lë në fuqi atë të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme, ndërsa edhe Gjykata e Lartë ishte shprehur më parë për këtë çështje, duke mos ndryshuar masën e sekuestrimit. Pasuritë u sekuestruan në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për dosjen “Partizani”, ku Malltezi dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë marrë të pandehur. Sipas të dhënave të bëra publike më herët, pasuritë e sekuestruara kanë një vlerë rreth 5.4 milionë euro. Ndërkohë, sipas raportimeve, vetëm në emër të Jamarbër Malltezit rezultojnë të deklaruara rreth 35 pasuri në Shqipëri, me vlerë...