Merkato/ Mançester Junajtid bën afrimin e katërt madhor të verës

Merkato/ Mançester Junajtid bën afrimin e katërt madhor të verës

Merkato po vijon me intensitet në Premier League. Mançester Junajtid kompletoi transferimin e katërt të merkatos së verës. “Djajtë e Kuq” siguruan shërbimet e portierit të ri Kit Margetson nga Suonsi Siti. Gardiani 20-vjeçar ka kaluar te klubi nga “Old Trafford” pasi i ka përfunduar kontrata me Suonsi, ndërsa Mançester Junajtid e ka arritur një marrëveshje kompensimi me klubin uellsian për zhvillimin e lojtarit. Margetson, i cili është pjesë e përfaqësueses U21 të Uellsit, ka qenë pjesë e Sëanseat që nga akademia dhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te Connah’s Quay Nomads, ku fitoi më shumë eksperiencë. Ai është djali i ish-trajnerit të portierëve të Anglisë, Martyn Margetson, dhe shihet si një investim për të ardhmen nga Mançester Junajtid. Klubi pritet ta huazojë atë...