Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE
Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur. I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë veton kroate duke vënë pikëpyetje objektivin e këtij shteti që të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2028. Kroacia ka bllokuar mbylljen e Kapitullit 31 që mbulon politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Zagrebi i paraqiti Podgoricës një listë me gjashtë kushte ku përfshihet dënimi i krimeve të luftës dhe zgjidhja e kërkesave pronësore nga qytetarët kroatë. Kroacia i ka bërë thirrje Malit të Zi që të angazhohet në dialog konstruktiv për çështjet dypalëshe të pazgjidhura. Sipas Zagrebit BE-ja nuk duhet që të importojë mosmarrëveshje dypalëshe pasi çështjet e hapura duhet të zgjidhen paraprakisht. Këto lëvizje nga Zagrebi erdhën...
Burimi:
javanews.al