Vuçiç kërcënon, Rama miraton!

Vuçiç kërcënon, Rama miraton!

Nga Bardh Spahia/​Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i paprekshëm! Deklaratat e fundit të Vuçiçit me thirrje për armë dhe ëndrrat makabre të ministres së tij për spastrim etnik, janë gjuha e një barbarizmi të pashëruar. ​Liria e Kosovës u fitua me gjakun e dëshmorëve dhe u vulos falë ndërhyrjes historike dhe mbështetjes jetike të SHBA-së dhe NATO-s. Kjo aleancë e pathyeshme është garancia më e madhe për një rajon që ka nevojë për stabilitet dhe paqe, jo për provokime lufte nga ëndrrimtarët e spastrimeve etnike në Beograd. ​Por në këtë moment kritik, goditja më e ulët vjen nga vetë Tirana. Heshtja tradhtare e të pabesit Edi Rama përballë këtyre kërcënimeve direkte ndaj Kosovës është kriminale. Kur "vëllai" i tij Vuçiç kërkon gjak dhe...