Më shumë se 50 të plagosur nga tërmeti në Japoni, 40,000 familje pa energji elektrike, çarje në rrugë
Më shumë se 50 persona u plagosën në një tërmet me magnitudë 7.1 ballë që goditi sot ishullin jugor japonez të Kyushu, njoftuan autoritetet dhe mediat lokale. Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se tërmeti u regjistrua në qytetin Kumamoto, kryeqyteti i prefekturës me të njëjtin emër në ishullin Kyushu, rreth 900 kilometra në jugperëndim të Tokios. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, nën sipërfaqen e detit, por Qendra Amerikane e Monitorimit të Cunamit në Paqësor tha se nuk kishte rrezik për një cunami jashtë brigjeve lokale. Kryeministri japonez Sanae Takaichi tha se numri i përgjithshëm i viktimave dhe shkalla e dëmit po monitorohen dhe vlerësohen ende, raporton Reuters. "Ne jemi informuar tashmë se ka të lënduar. Në disa zona, pati ndërprerje të energjisë...
Burimi:
syri.net