UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

Rajoni i Ohrit, që përfshin Liqenin e Ohrit dhe zonat e mbrojtura përreth tij në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, shmangu edhe këtë herë përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vlerësoi se kërcënimet mbeten serioze dhe u dha dy shteteve pesë vite për të zbatuar rekomandimet. Sipas UNESCO-s, ndërtimet pa leje, urbanizimi i pakontrolluar, dëmtimi i vijës bregliqenore, menaxhimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza dhe mbrojtja e pamjaftueshme e ekosistemit mbeten kërcënimet kryesore për Rajonin e Ohrit. Arian Merolli, ekspert i mjedisit dhe i trashëgimisë botërore, shpjegoi për Amfora.al se afati i ri nuk duhet interpretuar si shenjë se rreziku ka kaluar. “Për mua personalisht ky nuk është një vendim shpresëdhënës. Që nga viti...