Artistët diskutojnë mbi artin dhe kufizimet e shprehjes në kuadër të ekspozitës në GKK
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u zhvillua një bisedë me artistë të njohur kosovarë, në kuadër të ekspozitës “Jo të gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”. Aktiviteti mblodhi artistët Isa Alimusaj, Hyrije Krypa, Fatmir Krypa, Feriha Rada, Bedri Emra dhe Esat Valla, ndërsa biseda u moderua nga Anyla Kabashi, përcjell KultPlus. Diskutimi trajtoi raportin mes artit dhe rrethanave shoqërore e politike në të cilat u krijuan veprat, duke vënë në pah edhe kufizimet e lirisë së shprehjes gjatë periudhave të caktuara. Një vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrave alternative përmes të cilave artistët kanë shprehur qëndrimet dhe përjetimet e tyre, veçanërisht përmes natyrës, peizazhit dhe motiveve të tjera, në një kohë kur shprehja e drejtpërdrejtë artistike ishte e kufizuar. Në vijim, KultPlus ua...
Burimi:
kultplus.com