Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin e Komisionit Shtetëror të Artit në Hapësirat Publike
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor kanë firmosur udhëzimin për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit në Hapësirat Publike. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “arti publik nuk mund të jetë më rezultat i improvizimit, nismave të rastësishme apo ndërhyrjeve pa kriter në hapësirat që i përkasin të gjithëve”. “Me udhëzimin e ri vendosim rregulla të qarta, standarde profesionale dhe përgjegjësi konkrete për mënyrën se si veprat e artit bëhen pjesë e hapësirës publike, bazuar në vendimin e qeverisë nr. 224, datë 1.4.2026 “Për miratimin e rregullores së shfrytëzimit të hapësirës publike””, tha Gonxhja. Ministri u shpreh se me miratimin e këtij udhëzimi i jepet fund preferencave amatore dhe ndërhyrjeve pa...
Burimi:
kultplus.com