Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në unazën e Patosit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin T. M. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.