Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

Gratë dhe vajzat deputete të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dënuan me forcë incidentin e ndodhur në Kuvend, ku sipas tyre deputeti Agron Shehaj mori me forcë një dokument të klasifikuar dhe u largua nga ambientet e institucionit, ndërsa një këshilltare e Kuvendit, gjatë përpjekjes për ta ndaluar, u rrëzua dhe mbeti e lënduar. Në deklaratën e tyre, deputetet socialiste shprehen se punonjësja e administratës ndodhet e shtruar në spital dhe theksojnë se Shehaj nuk u ndal për t’i dhënë ndihmë. Sipas tyre, ngjarja përbën një akt të papranueshëm ndaj një gruaje në vendin e saj të punës, si edhe cenim të institucioneve dhe të ligjit. Deputetet e PS e cilësojnë sjelljen e Shehajt si shfaqje të mizogjinisë, dhunë ndaj një punonjëseje publike dhe shkelje...