Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të enjten në mbrëmje, 30 korrik, se Hamasi dhe Bordi Ndërkombëtar i Paqes kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm të një marrëveshjeje paqeje, e cila parashikon çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Rripin e Gazës. Në një postim në Truth Social, Trump e cilësoi marrëveshjen si “historike”, duke thënë se ajo përfaqëson një hap të madh drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme. Megjithatë, ai nuk dha një afat të saktë se kur do të përfundojë procesi i çarmatimit. Postimi Sipas zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësuesve të Bordit të Paqes, Hamasi, përmes ndërmjetësve, ka pranuar tekstin përfundimtar të planit, i cili përfshin dorëzimin e armëve. Edhe një zyrtar i lartë i Hamasit...