Shkatërrimi i konkurrencës nga ONE, shqiptarët paguajnë faturën e kripur të duopolit celular, çmimet shpërthejnë…
Përqendrimi i tregut të telefonisë celulare në vetëm dy kompani nuk ka vonuar të sjellë faturën e hidhur për shqiptarët. Të dhënat zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Komunikimeve Elektronike tregojnë se shpenzimet mesatare që qytetarët shqiptarë bëjnë për telefoninë u rritën me shifrën rekord 42.1 për qind në harkun kohor të tre viteve duke e shtuar faturën vjetore me gati 30 euro për person. Të dhënat zyrtare tregojnë se shtrenjtimi i shërbimeve celulare erdhi pikërisht pasi One bleu kompaninë Albtelekom, një blerje e cila praktikisht shkatërroi konkurrencën në tregun e telefonisë celulare në vend. Tashmë vetë institucionet që e miratuan blerjen, pranojnë se duopoli po rrit çmimet me ritme të shpejta. “Pas bashkimit të One me Albtelecom, tregu i shërbimeve celulare funksionon me dy operatorë,...
Burimi:
sot.com.al