E prezantoi me dhëndrin e presidentit Trump, Lordi Rothschild shpërthen ndaj Ramës: Reduktimi i Parkut të Butrintit…

E prezantoi me dhëndrin e presidentit Trump, Lordi Rothschild shpërthen ndaj Ramës: Reduktimi i Parkut të Butrintit…

Lordi Nat Rothschild, personi që prezantoi kryeministrin Edi Rama me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, z. Jared Kushner në jahtin e tij, ka shprehur mospajtimin me mënyrën se si qeveria shqiptare ka vepruar ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit, si edhe me legjislacionin për investimet strategjike. Sipas Rothschild, reduktimi me 800 akra (rreth 324 hektarë) i territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, së bashku me legjislacionin e vitit 2024 për investimet strategjike, bie në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Ai argumenton se këto veprime janë në kundërshtim me Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me angazhimet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si edhe me frymën e mbrojtjeve mjedisore të ndërtuara gjatë tre dekadave të fundit. “Edi Rama është një politikan unik, dikush...