Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë
Në Pyllin e Sodës dhe në Zvërnec, gjatë kësaj periudhe po qëndrojnë dhjetëra kamperë me turistë nga vende të ndryshme të Evropës. Vizitorë nga Franca, Sllovenia, Gjermania, Italia dhe vende të tjera ndalojnë këtu, të tërhequr nga natyra, qetësia dhe mikpritja. Sipas operatorëve turistikë lokalë, numri i turistëve që udhëtojnë me kamper është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Turistët vlerësojnë natyrën, sigurinë dhe mundësinë për të udhëtuar lirshëm në destinacione të ndryshme. “Jam nga Austria, nga Vjena. Na pëlqen të shkojmë në plazh pasi ne nuk kemi det në Austri dhe këtu tek ju, është shumë bukur. Tani po gatuaj drekën me produkte të vendit tuaj. Është një gjë e mrekullueshme të shijosh aromën e Shqipërisë, të ndjesh mikpritjen e njerëzve të saj dhe natyrën...
Burimi:
javanews.al