Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë

Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë

Të paktën gjashtë persona rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në lagjen bregdetare Pistunina, në periferi të Mesinës, në Itali. Mes tyre janë katër anëtarë të së njëjtës familje. Deri më tani janë konfirmuar tre të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar në Poliklinikën Universitare “Gaetano Martino” në Mesina, ku është aktivizuar plani i emergjencës dhe janë thirrur mjekë edhe nga spitale të tjera. Persona të tjerë të lënduar janë dërguar në spitale të ndryshme të qytetit dhe, sipas autoriteteve, nuk janë në rrezik për jetën. Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon prej orësh. Zona ku ndodhi shembja është rrethuar plotësisht dhe është mbyllur për qarkullimin, ndërsa zjarrfikësit po kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja me ndihmën e...