Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë
Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor në ishullin e Kretës, në Greqi. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kissamos-Hania, pranë zonës së Kolimbarit. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë, kur, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke u marrë jetën në vend. Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Kissamos, si dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi, i cili gjithashtu jetonte dhe punonte në zonë. Të dy përshkruhen nga të afërmit dhe bashkëqytetarët si djem punëtorë dhe të respektuar, me plane dhe ëndrra për të...
Burimi:
javanews.al