Çfarë vendosi qeveria? Nga Instituti Onkologjik te zjarret, shkollat dhe misioni në Gaza, zbardhen vendimet

Çfarë vendosi qeveria? Nga Instituti Onkologjik te zjarret, shkollat dhe misioni në Gaza, zbardhen vendimet

foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme, 30 korrik 2026, një sërë vendimesh dhe projektligjesh. Bëhet fjalë për vendime që prekin drejtpërdrejt qytetarët, nga shëndetësia te arsimi, turizmi dhe mbrojtja, etj. Krijohet Instituti Kombëtar Onkologjik-Check-Up falas Krijimi i Institutit Kombëtar Onkologjik si strukturë shëndetësore universitare dhe kërkimore-shkencore ishe një nga vendimet kryesore që u njoftoi nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas përfundimit të mbledhjes. Ky institucion do të ketë në fokus trajtimin e sëmundjeve onkologjike, zhvillimin e kërkimit shkencor, edukimin e profesionistëve të shëndetit dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara për pacientët.  Gjithashtu, ministrja njoftoi edhe ndryshime në programin kombëtar të Check-Up. Me vendimin e ri hiqet kufiri maksimal i moshës për përfitimin e kontrollit shëndetësor falas, duke u mundësuar edhe qytetarëve mbi 70-vjeç...