Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen ndihet më pak. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri kishte 102.2 gra për çdo 100 burra, një raport pothuajse identik me Irlandën dhe më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 104.2 gra për 100 burra. Kjo e rendit vendin ndër shtetet europiane me balancën më të afërt mes gjinive. Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut (101.9) ka një raport pak më të ulët. Kosova regjistron 103.8 gra për 100 burra (sipas të dhënave të vitit 2022), Mali i Zi 103.3, Serbia 105.6 dhe Kroacia 104.8. Në nivel europian, tabloja është krejt tjetër. Bashkimi Europian numëron mesatarisht...
Burimi:
javanews.al