La Volpe provokon Puyol: “Spanja u shfaq vetëm në vitin 2010, më parë nuk ekzistonte”
Ish-futbollisti dhe ish-trajneri argjentinas, Ricardo Antonio La Volpe, u përplas me legjendën spanjolle Carles Puyol gjatë emisionit sportiv meksikan “Los Maestros” në TUDN, ku të dy analizojnë futbollin. Puyol ishte i ftuar në studio pas kualifikimit të Spanjës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, por La Volpe nuk kurseu kritikat ndaj historisë së “La Roja”. “Spanja? Ju u shfaqët në vitin 2010, më parë nuk ekzistonit. Flisni vetëm për atë brez, por ku është ai i vitit 2014? Nuk është. Më 2018 nuk është, më 2022 nuk është…”, – deklaroi argjentinasi. La Volpe vijoi me një tjetër koment polemik: “Thonë se Spanja e krijoi skemën 4-3-3, por ky sistem daton që në vitet ’80 me Arrigo Sacchi. A do ta krahasosh Busquets me Pirlon?” Deklaratat...
Burimi:
telesport.al