Zbulohet problematika, pse Erling Haaland nuk “ndezi” përballë Anglisë
Erling Haaland nuk ishte në formën e tij më të mirë në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe tashmë janë zbuluar arsyet që mund të kenë ndikuar në paraqitjen e zbehtë të sulmuesit norvegjez. Sipas ish-futbollistit të Chelseat, Tony Cascarino, ylli i Norvegjisë kishte zbritur në fushë duke vuajtur nga një virus, por pavarësisht gjendjes jo optimale kishte vendosur të luante. Cascarino bëri të ditur se gjatë pushimit të ndeshjes Angli–Norvegji, e cila përfundoi 2-1 pas kohës shtesë në favor të anglezëve, kishte marrë informacion nga një burim i besueshëm se Haaland ishte përballur me probleme shëndetësore në ditët para takimit. “Fizikisht nuk dukej mirë. Nuk ishte një dëmtim, por diçka tjetër. Besoj se ajo që dëgjova ishte e vërtetë, ai ishte i...
Burimi:
javanews.al