FIFA i lejoi Argjentinës shiritin e zi, por jo Francës: Ja çfarë thotë rregullorja

FIFA i lejoi Argjentinës shiritin e zi, por jo Francës: Ja çfarë thotë rregullorja

13 Korrik 2026 14:29 Alfred Lleshi Një tjetër debat ka shpërthyer rreth FIFA-s dhe trajtimit të pretenduar preferencial ndaj Argjentinës gjatë Kupës së Botës. Shkaku këtë herë ishte vendimi për t’i lejuar Argjentinës të mbante shirit të zi në krah në çerekfinalen ndaj Zvicrës, të fituar 3-1 pas kohës shtesë. Futbollistët argjentinas e mbajtën shiritin në nderim të Antonio Rattín, ish-mesfushorit legjendar të kombëtares, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. FIFA miratoi kërkesën e Federatës Argjentinase, por pak ditë më parë kishte refuzuar një kërkesë të ngjashme të Francës, e cila donte të nderonte nënën e trajnerit Didier Deschamps, e ndarë së fundmi nga jeta. Sipas rregullores së FIFA-s, leja për mbajtjen e shiritit të zi jepet vetëm kur homazhi i kushtohet...